Pas problemeve shëndetsore, Mihajlovic pozitiv me Covid-19, ja si është gjendja e tij

Edhe pse me probleme të shumta shëndetësore, Sinisa Mihajlovic ia ka dalë të bëjë mjaft mirë edhe punën e tij si trajner i Bolognës, ndaj drejtuesi e klubit emilian e  shpërblyen duke i rinovuar kontratën.

Por së fundmi ai ka rezltuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe është  asimptomatik dhe do të jetë në izolim për dy javët e ardhshme siç kërkohet nga protokolli kombëtar.

Ai i’u nënshtrua tamponit pasi u kthye në Bolonjë.

Nesër do të kryhen dhe testimet për lojtarët dhe bashkëpunuesit e ekipit.

Kujtojmë që një vit më parë trajneri i Bolonjës njoftoi se vuante nga lueçemia dhe se i ishte nënshtruar një transplanti të palcës së eshtrave.