Skandali i Mercedes, mijëra pronarë të makinave dëmshpërblehen

Mijëra pronarë të makinave Mercedes në Britani mund të marrin një dëmshpërblim prej 10,000 paundë secili, pas skandalit të firmës me emetimet e karburantit.

Firma tashmë është hedhur në gjyq nga Fox Williams së bashku me një skuadër avokatësh amerikanë.

Pretendohet se makina emeton substance të dëmshme në modelin Mercedes-Benz's 'BlueTEC'.

Është vënë re se sasia e emetimeve në këto makina ishte më e lartë se sa premtohej në teste.