Shqipëria vend me rrezik për Italinë/ Familja shqiptare e gjitha e infektuar me COVID-19, por...

Katër pjesëtarë të një familje shqiptare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pasi janë kthyer nga Shqipëria për në Itali.

Sipas mediave përtej Adriatikut, familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthye në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.

Megjithatë, ata janë të gjithë asimptomatikë. Ata iu nënshtruar testeve sepse u kthyen nga vendet në rrezik.

Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.