Tirana - Cervena Zvezda/ Serbët kanë frikë nga përplasjet, ja çfarë kanë kërkuar

Tirana do të luajë ndaj Crvena Zvezdës në turin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

Ndeshjen të cilën do të keni mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në Syri TV dhe Syri.net, pritet të jetë mjaftë e ndezur, pavarësisht faktit se nuk do të ketë tifozë të pranishëm në impiantin “Air Albania”.

Gazeta “Belgrade Sports Journal” shkruan se ndeshja mes kampionëve të Shqipërisë dhe Serbisë, është me rrezikshmëri të lartë, ndaj dhe miqtë kanë filluar të mendojnë për sigurinë gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Sipas medias serbe, ekipi i Crvena Zvezdës ka kërkuar që të vijë në Shqipëri e shoqëruar  nga policia e vendit të tyre, njësojë siç ndodhi në duelin mes kombëtareve në Elbasan pak vite më parë.

Futbollistët serb do të kalojnë vetëm një natë në kryeqytetin shqiptar dhe menjëherë pas ndeshjes do të shkojnë në Serbi.

Ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet të martën në orën 20:00. Do të jetë një sfidë e teke, teksa nëse do të mbyllet në barazim do të luhet me kohë shtesë.

Serbët vijojnë të provokojnë për sigurinë, edhe pse në fakt në vendin tonë nuk u shënua asnjë incident as në duelin mes kombëtareve.