FOTO/ Aksident i trefishtë në Elbasan

Një person mbeti i plagosur gjatë tentativës për të kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër të saj në vendin e quajtur ‘Mbikalimi’ pranë Paraburgimit të Bradasheshit.

Burime zyrtare bënë me dije se për pasojë për të evituar aksidentimin e personit që po tentonte të kalonte rrugën një automjet ka shmangur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera.

Fatmirësisht këmbësori ka pësuar vetëm dëmtime por pa rrezik për jetën.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, mjeti fugon tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip ‘Volksëagen’, me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç,  banues në Elbasan dhe me mjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit ‘Volksëagen’ shtetasi Q.M., 56 vjeç,  banues në Elbasan , jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.