FOTOLAJM/ Kjo ndodhi sot në Tiranë

Një i ri është bërë protagonist i një ngjarje të pazakontë në kryeqytet.,

Një 34-vjeçar është arrestuar, pas një konflikti të çastit, tek ‘Ish Qyteti i Nxënësve’, pranë rrethrrotullimit tek pallati me shigjeta.

Policia njoftoi se i riu me inicialet R. S., duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues qytetarin me inicialet K. B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë person.

Pas kësaj situate, i riu e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Këto janë momentet kur 34-vjeçari shihet teksa ka hipur mbi automjet, ndërsa ka thyer xhamin duke e goditur me këmbë.

Pas kësaj ngjarje, 34-vjeçari është arrestuar, ndërsa akuzohet për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me dashje’, ‘Plagosje e lehtë me dashje’ dhe ‘Kanosje’.