Armando Broja flet fjalët e para pas nënshkrimit me Vitesse-n

Armando Broja do të luaj sezonin e ardhshëm për skuadrën e Vitesses në Eredivisie. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Chelsea te klubi holandez, për një sezon.

Në fjalët e tij të para si futbollist i Vitesses, Broja është shprehur se e sheh klubin holandez si idealin për të fituar eksperiencë si lojtar.

 “Unë di shembujt e Mason Mount, apo edhe të Leëis Baker dhe Dominik Solanke. Unë e shoh Vitesen si ekipin ideal për veten që të mund të bëj “rrugë”, të marr eksperiencë dhe të kem minutazh të mjaftueshëm për të luajtur. Dua që të rritem sa më shumë si individ dhe si futbollist. Mbi të gjitha, dua që të shënoj sa më shumë gola. Unë do të jap gjithçka që t’ia arrij kësaj”, ka deklaruar djaloshi nga Malësia e Madhe për faqen zyrtare të klubit.