I kishte lek borxh, pronari i dyqanit merr peng klientin

Pronari i një dyqani në Korçë, ka marrë peng një burrë për më shumë se 30 minuta.

Burime nga policia thanë se një 40-vjeçar me inicialet K. F., pronar i një dyqani ka marrë peng 52-vjeçarin me inicialet K. K.

Marrja peng ka ndodhur për shkak se 52-vjeçari i kishte borxh një sasi parash pronarit të dyqanit, duke mos ja kthyer.

I gjendur në këtë situatë, duke se ka ndodhur edhe mbajtja peng për rreth 30 minuta e 52-vjeçarit.

Policia e ka ndaluar 41-vjeçarin dhe e akuzon për heqje të paligjshme të lirisë.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale ‘Vetëgjyqësia’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.