EMRAT/ Gjobë dhe presion, prangosen dy pogradecarë

Dy pogradecarë janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen se kanë ushtruar presion tek një person i tretë, për të nënshkruar një deklaratë huamarrje prej 500 mijë lekësh.

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë’.

Njoftimi i Policisë së Pogradecit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë.

• Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.