VIDEO/ Zjarr në malin e Taraboshit në Shkodër

Temperaturat e larta kanë risjellë zjarret në qarkun e Shkodrës.

Gjatë mesditës një vatër zjarri është regjistruar në malin e Taraboshit.

Mësohet se flakët po pëhapen me shpejtësi dhe nëse nuk ndërhyhet nga të gjitha institucionet rrezikon të shkojë dhe edhe në afërsi të banesave.

Në afërsi të vatrës së zjarrit, ndodhen disa punonjës të Zonave te Mbrojtura së bashku me forcat zjarrfikëse të Shkodrës.

Por ata kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë pasi nëse do të ketë përhapje të shpejtë të flakëve atëherë do të jetë e vështirë të kontrollohet.