Është zhdukur ky fëmijë i vogël kosovar, ndihmoni për ta gjetur Tianin

Një djalosh i vogël, vetëm dy vjeç, Tian Krasniqi nga fshati Tërpezë i Malishevës, ka humbur që nga pasditja e ditës së premte dhe ende nuk është gjetur. Babi i tij quhet Bujar Krasniqi.

Familjarët e tij, përmes statuseve në rrjetin social Facebook, kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët që ta kërkojnë dhe gjejnë Tianin e vogël.

“Kërkimet për Tianin e vogël nga Tërpeza e Malishevës jemi duke i vazhduar bashkë me vullnetarët edhe në këto orë të vona të natës. Tiani ende nuk është gjetur. Luten të gjithë ata që dinë gjë për të ose mund ta kenë parë, të lajmërohen dhe të na japin informacione të cilat mund të na ndihmojnë”, ka shkruar Mehdi Krasniqi.

Ndërkaq, Telegrafi ka kontaktuar xhaxhain e Tianit, Nexhat Krasniqi, i cili tha se ende nuk është gjetur dhe se janë në kërkim të tij, bashk me Policinë e Kosovës.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion, kontaktoni në numrin e telefonit: 045689923, shkruan Nexhat Krasniqi.