Meta përshëndet qytetarët nga Bredhi i Hotovës

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto tjetër nga pushimet, ku shfaqet me bashkëpunëtorin e tij, zëdhënësin Tedi Blushi.

"Me këto pamje të mrekullueshme nga Bredhi i Hotovës, muza e vargjeve të ndritura të poetit kombëtar të Rilindjes Naim Frashëri, ju uroj një fundjavë të bukur dhe të qetë", shkruan Meta në fotografinë që ka publikuar sot në Fb.