Tragjedi në familje/ Humbin jetën brenda makinës dy vëllezërit e mitur

Të shtunën e kaluar, dy vëllezër të vegjël ndërruan jetë, pasi u lanë brenda një makine përreth 90 minuta, ndërsa temperaturat ishin të larta.

Policia iu përgjigj thirrjeve telefonike pranë Montevallo në Alabama të SHBA-ve të shtunën pasdite rreth orës 02:00 për dy fëmijë të zhdukur.

Atje, ata gjetën vëllezërit Daniel Garcia, 3 vjeç dhe Ivan Salazar Jr, 1 vjeç që nuk reagonin brenda automjetit të parkuar pranë shtëpisë.

Ata u transferuan me urgjencë në spital por vdiqën më vonë. Autoritetet ende po hetojnë vdekjen e fëmijëve. Temperaturat e ajrit jashtë atë ditë ishin afërsisht 33 gradë.