Skuadra kosovare e xhudos testohet për Covid-19, ja rezultatet...

Skuadra kosovare e xhudos ka përfunduar sot testet e Covid-19, ku  i gjithë stafi kanë rezultuar negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” theksoi se ekipi i xhudos është gati që të udhëtojnë drejtë Turqisë.

“Testimet e ekipit tonë rezultuan negative për të gjithë ekipin!

Ekipi do udhëtoj së shpejti në kampin stëtvitor të radhës në Erzurum të Turqisë në lartësi mbidetare mbi 2000 metra!

Respekt ekipit të IKSHPK e në veçanti Profesorit të nderuar Naser

Ramadani si dhe Dr Adnora Nurboja përgjegjëse për regjionin e Pejës.

Kurajo të gjithë mjekëve e punëtorëve shëndetësor për punën e palodhshme në kuftën e gjatë e të vështirë me armikun e padukshëm”.