Zbulohet një tjetër planet xhuxh në sistemin tonë diellor

Ky planet i vogël, që gjendet përtej orbitës së Plutonit, besohet që kalon 1,140 vjet derisa ta kompletojë një rrotullim rreth diellit. I njohur si '2014 UZ224' objekti është kapur nga Kamera e Energjisë së Errët në Kili, që nxjerrë fotografi të qiellit në intervale të rregullta si pjesë e Hulumtimit të Energjisë së Errët - një projekt i vazhdueshëm që ka për qëllim analizimin e dinamikës së zgjerimit të universit.

Planeti i ri xhuxh është shumë më i vogël sesa Plutoni dhe gjendet në një largësi të madhe prej diellit - 13.7 miliardë kilometra, duke u bërë objekti i tretë më i largët nga dielli, pas Erisit, që është më i madh sesa Plutoni dhe objektit të njohur si 'V774104', që është zbuluar në vitin 2015.