VIDEO/ Prifti me fobi nga lartësitë ngjit kullën e lartë për të mbledhur para për bamirësi

Prifti Sam Leach mundi frikën e tij dhe ngjiti kullën 60 metra të kishës së tij.

Ai tregon se i ka aq frikë lartësitë, sa edhe në ashensorë duhet të mbahet.

Por ditën e djeshme, prifti, së bashku me tre të tjerë, ngjiti kullën e kishës Shën Mary Magdalene në Torquay.

Kjo ishte një përpjekje për të mbledhur para për bamirësi, si dhe për të kaluar frikën e tij nga lartësitë.