Një sy ‘fshehurazi’ në shtëpinë 11 milionë dollarëshe të Meghan Markle

Gjatë ditës së djeshme Meghan pati një takim online për The 19th* Represents 2020 Virtual Summit që e hapi me shprehjen: “ Sa mirë është të jesh në shtëpi!”

Meghan qëndronte në një nga dhomat e shtëpisë së saj dhe të Harry, që ka në total 9 dhoma dhe 16 banja dhe ndodhet në Montecito, Santa Barbara.

Përgjatë komunikimit të Meghan shihej qartë pjesa e një dhome të mobiluar bukur, me një kolltuk të stilit klasik, në krahë të kolltukut një orkide e bardhe dhe pas një dritare e madhe që sillte shumë ndriçim.

Meghan ishte e veshur thjeshtë, me një fustan portokalli/pjepër me flokë të valëzuar.

Meghan jemi mësuar ta shohin të veshur me stil dhe thjeshtë, por ajo që mori vëmendjen ishte dhoma, e cila premtonte që pjesa tjetër e shtëpisë ishte e denjë për pjesëtare të familjes mbretërore.