Thellohet kriza, Lukashenko: Policia të shtypë protestuesit

Presidenti Bjellorusi Aleksandër Lukashenko urdhëroi policinë e tij sot të ndërpresë protestat në kryeqytetin Minsk.

Urdhri i Lukashenkos erdhi ndërsa liderët e Bashkimit Evropian mbajtën një samit urgjent për krizën politike në Bjellorusi,partneri më besnik I Rusisë.

Udhëheqësit e BE pritet të miratojnë sanksionet ndaj zyrtarëve bjellorusë  që akuzohen për deformim të rezultatit zgjedhor të mbajtur me 9 gusht, ku dyshohet që fituesi I zgjedhjeve ishte kandidatja opozitës  Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Nuk duhet të ketë më asnjë çrregullim në Minsk të çfarëdo lloji, njerëzit janë të lodhur. Njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi. " - tha Lukashenko.

Lukashenka ka nisur gjuetinë për ata që janë organizatorët e protestave duke urdhëruar policinë sekrete të bëjë të mundur identifikim dhe arrestimin e tyre.

BE ka reaguar duke kërkuar që Lukashenko të respektoi të drejtat dhe liritë demokratike të qytetarëve.

“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të fillojë një dialog paqësor dhe gjithëpërfshirës. Udhëheqja e Bjellorusisë duhet të pasqyrojë vullnetin e njerëzve, "shkroi Charles Michel, kryetari i samitit të BE-së