Maqedonia e Veriut / 1902 testime dhe 108 të infektuar me Covid 19

Maqedonia e Veriut ka kryer gjatë 24 orëve të fundit 1902 testime dhe janë konfirmuar 108 persona të infektuar nga Covid 19.

Kryeqyteti vendit, Shkupi ka numrin më të lartë me të infektuar,45 persona ditën e sotme dhe vazhdon të mbete qyteti më i prekur nga pandemia e Covid 19.

Instituti i shëndetit Publik sot ka njoftuar se janë shëruar 112 persona ndërsa janë shënuar edhe 2 viktima përkatësisht, 64 dhe 72 vjeç nga Kumanova.

Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka kryer 130 840 testime dhe janë konfirmuar 13 076 persona të infektuar nga këto 9625 janë shëruar dhe 2900 janë aktiv me Covid 19.