Foshnja prematurë ndihmon të atin t’i propozojë mamasë

Një foshnje prematurë që lindi gjatë karantinës, ndihmoi të atin t’i propozonte mamasë me një shënim të lënë mbi krevatin e tij.

Kur mamaja Sian Stafford u thërrit në incubator për të parë djalin 2 ditësh Cobie, i cili sapo ishte hequr nga makineria e frymëmarrjes, ajo fillimisht nuk e vuri re shënimin.

Por kur babai John Sellors tha: “Mendoj se Cobie do një përgjigjie,” ajo pa unazën dhe mesazhin që thoshte: “Mami a do të martohesh me babin?”

Ajo tha po, duke e përshkruar propozimin si një moment surreal, por të lumtur.