FOTO/ Durrës, mbytet në det një burrë, përpjekje të kota për ta shpëtuar

Një burrë rreth 65 vjeç është mbytur në det në lagjen nr.13 në Durrës. Pushuesit që e kanë gjetur kanë nxituar t'i japin ndihmën e parë, si në foto, por pa sukses.

Policia ka shkuar në plazh, ku është gjetur trupi dhe paraprakisht tha se kufima nuk kishte shenja dhune.

Trupi pa jetë ende nuk është identifikuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për gjetjen e emrit të tij dhe rrethanat e vdekjes.