'Pas dëmtimit, mendova se kisha mbaruar', Mbappe: Unë dhe Neymar kemi kuptuar se...

I pranishëm në një konferencë shtypi pas ndeshjes kundër Leipzig në Champions League, të cilën PSG e fitoi me rezultatin 3-0, Kylian Mbappe pëveçse komentoi triumfin ndaj gjermanëve, vlerësoi maksimalisht performancën e shokut të tij të skuadrës Neymar.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Sinqerisht, pas dëmtimit kundër Saint-Etienne mendova se kisha mbaruar. Thashë se mbaroi sezoni për mua. Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve. Tani mendoj vetëm për të dielën. Dua të fitoj Champions-in. Cilin dua në finale, midis Lyon dhe Bayern Munich? Unë do të doja Lyon, sepse është ekip francez. Do të ishte një ngjarje e veçantë për kombin tonë. Nëse kualifikohet Bayern Munich, do të jetë mire, sidoqoftë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Në fund foli edhe mbi përmirësimet si ekip dhe personalisht: “Unë dhe Neymar jemi përmirësuar. Kuptuam që për të fituar kemi nevojë për shokët e skuadrës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara në këto gara. Nuk kemi pse të përqendrohemi vetëm te vetja”.