Mamaja lind binjakët me dy ditë diferencë nga njëri-tjetri

Një mama lindi djem binjakë me diferencë 2 ditë nga njëri-tjetri.

Gruaja lindi djalin e parë Dylan, por pas kësaj lindje ajo nuk pati më kontraktime dhe nuk kishte më mundësi të lindte djalin e dytë.

Asaj iu tha të qëndronte në regjim shtrati derisa lindja e djalit të dytë të ishte e mundur.

Fatmirësisht, dy ditë më vonë gruaja u bë nënë e dy fëmijëve binjakë.

Ky rast është tejet i rrallë dhe tronditi stafin mjekësor në spitalin, ku ajo u shtrua.