VIDEO/ U shtua me vajzë, shqiptari shkrep nëntë plumba me pistoletë në mes të rrugës

Gëzimin e të bërit prind, Basri Kadrija nga Maqedonia Veriore e ka festuar në një mënyrë të çuditshme, por të rrezikshme.

Basriu ka nxjerrur pistoletën për të shkrepur nëntë plumba në mes të rrugës dhe para disa shtëpive të banueshme.

“Falenderimi i takon Allahut që pas 3 vitesh me gëzoj me një vajzë. Kush ka Allahu ua ruajt, kush s’ka Allahu i dhasht” shkruan Kadrija në Facebook, ku edhe ka publikuar videon e gjuajtjes me armë.