Lukaku paralajmëron Sevillian: Jemi këtu për ta fituar trofeun

Romelu Lukaku paralajmëron Sevillan se Interi është i vendosur për ta fituar Ligën e Evropës, pas triumfit tejet bindes 5:0 kundër Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale.

Sulmuesi belg realizoi dy gola në fitoren e thellë të Interit të hënën në Dusseldorf, duke e ndihmuar skuadrën të arrijë në finalen e parë evropiane pas plot një dekad,.

Në finalen e së premtes, Interi do të përballet me Sevillën, e cila mundi Manchetser Unitedin në gjysmëfinale 2-1.

“Ekipi po luan shumë mirë. Të gjithë po përpiqen ta bëjnë më të mirën. Ne kemi punuar vërtet shumë në stërvitje”, tha Lukaku.

“Ka qenë e vështirë, por tani po i shohim rezultatet e punës së zellshme”, shtoi ai.

“Çdo gjë po shkon mirë… ne jemi këtu për të fituar edhe pse ekipi ndaj të cilit do të luajmë shihet si favorit”, theksoi Lukaku.