‘E pafalshme! Përgjegjësi vetëm e qeverisë shqiptare’/ Presidenti Meta reagon sërish për situatën në Kakavijë

Ka reaguar sërish presidenti Ilir Meta mbi situatën në Kakavijë, duke vlerësuar se përgjegjësia bie vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin.

Nëpërmjet postimit në ‘Facebook’ ku shpërndanë edhe një video, ku kreu i shtetit thekson se e gjitha kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është vetëm papërgjegjshmëri!

Postim i plotë i Ilir Metës:

Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.

PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.

Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!

Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!