‘I preu rrugën ambulancës…’/ Këlliçi për Ramën: Tashmë prokuror e gjykatës për çdo aktakuzë ndaj tij

Vendimi i sotëm i Ramës për të dëmshpërblyer vdekjen tragjike të të miturit në Kakavijë, ka sjellë reagimin e kreut të FRPD-së Belind Këlliçi.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi shprehet se Rama tashmë është kthyer në prokuror e gjykatës për çdo aktakuzë ndaj tij dhe qeverisë së tij.

‘Këtë e bëri edhe në rastin e ngjarjes tragjike të Kakavijës’ është shprehur kreu i FRPD-së.

Postimi i plotë i Belind Këlliçi:

Edi Rama eshte tashme prokuror e gjykates per cdo aktakuze ndaj tij dhe qeveritareve te tij! Kete beri edhe ne rastin e ngjarjes tragjike te Kakavijes.

Edi Rama ka vendosur te fshehe te verteten e ngjarjes tragjike, te humbjes se jetes se dhjet vjecarit ne Kakavije. Ndersa hetimet ende vazhdojne, Edi Rama per te disaten here kerkon ti influencoje ato duke dale ne perfundimin se ishte djali qe i preu rrugen autoambulances!!!

Deshmitaret thone se femija po rrinte ne ane te rruges. Edi Rama nga vila luksoze e Dhermiut nderkohe thote se ishte i mituri qe i preu rrugen autoambulances.

Kjo eshte thjesht kriminale dhe nderhyrje e drejtperdrejte tek drejtesia. Edi Rama po i shton cdo dite dhimbjen familjes se te miturit, duke penguar drejtesine te beje drejtesi dhe duke dashur te fshehe pergjegjesine e tij direkte ne braktisjen e qytetareve per dite me rradhe ne pikat kufitare.

Asgje nuk do ta ndaloje drejtesine, ne mos sot neser, ajo do te thote te verteten per kete ngjarje te shemtuar kriminale.