", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/17/auto_rama_meta1597674007.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Rama i përgjigjet Metës: Në Bullgari radha 10 km, presidenti nuk fajësoi qeverinë

Pas publikimit të letrës së ambasadës shqiptare në Greqi, që informon Ramën për masat që do të merreshin në kufi dhe duke mos pasur asnjë lloj arsye për tu justifikuar, ai ka nisur të zhvendosë diskutimin.

Sot Rama duke iu referuar një shkrimi të gazetës ‘Ekathimerini’, thotë se në Bullgari radha ishte 10 kilometra, por presidenti nuk fajësoi qeverinë.

Dhe në fund, si në çdo postim të tij, Rama nuk i lë dhe kunjat.

Postimi i plotë i Ramës në Twitter:

Sipas gazetës ‘Ekathimerini’ radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!

Por Presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria!