Përplaset dhe përmbyset një furgon në aksin Fier- Vlorë, bllokohet qarkullimi

Një furgon është përmbysur pranë rrethrrotullimit të Panajës paraditen e sotme në autostraden Fier- Vlorë. Përplasja ka qënë dhe shoferi është plagosur.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk dihet ende gjendja e tij dhe as identeti. Makina ka targat AA 239 BR.

Rruga është bllokuar tashmë dhe trafiku është rënduar.

Furgoni është përplasur me ndarësen e autostradës dhe më pas është përmbysur në rrugë siç duket në fotografi.