Vdes i riu, 3 shqiptarë në pranga

Një i ri 24 vjeç italia, Filippo Limini, ka humbur jetën pas një sherri të ndodhur para një lokali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Spoleto, Itali, dhe në pranga për ngjarjen janë vënë 3 shqiptarë.

Sipas të dhënave, 24-vjeçari ka humbur jetën pas përfshirjes në sherrin e madh të ndodhur në lokal.

Ai është përplasur nga një makinë, por ende nuk është e qartë nëse ai ka humbur jetën si pasojë e përplasje nga makina, apo shkaqe të tjera.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.