VIDEO/ Rëndohet situata në Kakavijë, qytetarët nuk kthehen, debate të forta me Policinë

Është rënduar situata në doganën e Kakavijës, ku mijëra qytetarë po vazhdojnë të presin në radhë për të kaluar në doganën greke. Por nga sot, vetëm 750 persona do të mund ta kalojnë kufirin, sipas rregullave të reja të Greqisë.

Në kameran e SYRI TV, qytetarët kanë ngritur zërin për lodhjen e madhe që po përjetojnë fëmijët dhe prindërit e moshuar duke pritur prej ditësh në radhë dhe situata nuk ka zgjidhje.

Ndërkohë, një orë më parë, Dogana e Kapshticës u mbyll nga pala greke pasi u plotësua kuota ditore e kalimeve prej 300 personash që ishte vendosur prej tyre.