Denoncimi i guximshëm i emigrantit, e vërteta e aksidentit me ambulancë, që i kushtoi jetën djalit 10-vjeçar

Një denoncim i guximshëm me zë dhe figurë është bërë nga një emigrant shqiptar në radhët kaotike të Kakavijës, vetëm pak minuta pasi atje ndodhi vdekja tragjike e një fëmijë që priste të kalonte në Greqi.

Emigranti në videon e publikuar nga Berisha hedh dritë mbi korrupsionin dhe ryshfetin në radhët e Policisë dhe strukturave të shtetit, që e kanë shfrytëzuar këtë krizë humanitare për të nxjerrë fitime.

Emigrant deklaron se ambulancat në këto rrogë, realisht po shërbejnë për të transportuar pa radhë ata që paguajnë për të kaluar kufirin, jo për misionin e lartë dhe fisnik që ato kanë. Dhe fëmija që u vra është viktimë e këtij korrupsioni.

“Përshëndetje këtej nga rrugët e fshatrave...- thotë i riu, në videon e filmuar dje. -  Rrëmuja vazhdon akoma. Para 40 minutash u vra një fëmijë I vogël 10-vjeçar. E shtypi ambulanca, ecte me 100 km/h. Sepse ambulancat në vend që të marrin njerëz të sëmurë, bëjnë kontrabandë, marrin njerëz me lekë, i çojnë në Kakavijë dhe kthehen urgjent me shpejtësi të marrin njerëz të tjerë e nxjerrin lekë. Ky është shteti, kjo është Policia. Bravo na qoftë neve,”, përfundon ai me ironi.

Videoja është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha me këtë shënim:  “E vërteta e aksidentit me autoambulance që i kushtoi jetën djalit 10-vjeçar. Ndiqeni videon”.