Spektakël në Ligën e Kampioneve, magjia Lyon vazhdon

Liga e Kampioneve ka mbyllur fazën e çerekfinaleve duke sjelle rezultate suprizë.

Magjia e Olimpik Lyon ka vazhduar edhe mbrëmjen e djeshme duke mundur Manchester Sitin me rezultatin final, 1-3.

Në fillim të kompeticionit nuk ishte imagjinuar që në gjysmëfinale do të ishte Lyon dhe Lejpsingu dy skuadra që objektivin sezonal ishte marrja pjesë në kupat e Europës.

Në futboll milionat nuk vlejnë, kjo është vërtetuar ndër vite, është hera e tretë që ekipi i sheikut Mansur nuk arrin dot të kaloi në fazën e gjysmëfinaleve.

Futbolli ka ditur gjithmonë të dhuroi spektakël dhe jo gjithmonë fiton skuadra që ka lojtarët më të mirë gjë të cilën e vërtetoi më së miri ky sezon ku ekipe si Juve dhe Manchestere Siti nuk arriten të kualifikohen ndërsa Lyon që në letër kushton tre herë më pak se ato arriti në fazën gjysmëfinale.

Më humbjen e Qytetarëve mbrëmë është plotësuar ekipi i fundit që do të ndeshet në fazën gjysmëfinaleve, Bayern Munchen-Lyon dhe Paris SG-Leipsing  që do të ndeshen për një vend në Finalen e Madhe.