'Ti je si kloun' ish banorja e BB i mbyll gojën ndjekëses
Që pas daljes nga reality shoë "Big Brother", Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjete sociale.
Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme, të cilat marrin të gjithë vëmendjen e ndjekësve.
Përpos komplimenteve, në llogarinë e Gertës ka dhe komente negative por që ajo nuk ua përton një përgjigje.
"Ti je si kloun", i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Ish-banorja e Big Brother-it, nuk ka vonuar t'i "shpjegojë" se bukuria është relative dhe jo të gjithë do kenë të njëjtat mendime.
"Bukuria është relative, ty të dukem si klloun, vetes i dukem normale, Florentit i dukem perëndeshë! Asnjë s'ka të njëjtin mendim! Kështu që mos u shqetëso se nuk prekem kur dikush përpiqet të më ofendojë, sepse nuk më intereson mendimi askujt, sidomos i atyre që nuk i njoh", është përgjigjur ajo.