VIDEO/ Pas Juves, Lyon ‘pret’edhe ‘kokën’ e Man City-t

Ka ndodhur e pabesueshmja në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës. Manchester City i Pep Guardiolës është eliminuar nga Liga e Kampioneve, pasi humbet në mënyrë të papritur 1-3 me Lyon.

Skuadra franceze kaloi shpejt në avantazh. Ishte Cornet ai i cili realizoi për Lyon në minutën e 24-rt.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në te dytën “Qytetarët” do të barazonin rezultatin me Kevin De Bryne në minutën e 69-të.

Mirëpo, gjithçka nuk ishte mbyllur aty, pasi Mousa Dembele i futur në fushën e lojës në minutën e 74-rt do të ndryshonte rezultatin e sfidës.

24 vjeçari arriti të shënonte  2 herë në portën e Manchester Cityt (79) (87), duke kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pas Juventusit, Lyon eliminon edhe një tjetërt ekip të madhe dhe në gjysmëfinale do të përballet me Bayern Munich.