E kërkonte Kukësi, Lullaku gjen ekip të ri

Azdren Llullaku ishte një nga synimet madhore të Kukësit në këtë merkato, por sulmuesi ka zgjedhur të rikthehet në Rumani, duke firmosur për skuadrën e Konkordias që militon në Ligën e Dytë.

Ky vendim ka ardhur për shkak se sulmuesi ka familjen në Rumani dhe do të qëndrojë pranë saj.  Ditën e sotme ka ardhur dhe prezantimi, teksa shqiptari i është besuar numri 10 në fanellë.

Kjo është eksperienca e katërt e 32-vjeçarit në futbollin rumun ku ka luajtur më parë me Gaz Metan, Poli Iashi dhe Astra. Kujtojmë që në vitin 2016 u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatin elitar rumun.