Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/15/auto_EfcQ7NeU0AEXr391597513532.jpg", "width": 900, "height": 602 } }

Bayern Munich merr lajmin e mirë, mbrojtësi rikthehet në stërvitje me grupin

Mbrojtësi i djathtë i Bayern Munich, Benjamin Pavard pësoi një dëmtim në fund të korrikut dhe prania e tij në Finalen 8 të Ligës së Kampionëve u rrezikua. Francezi që humbi fitoret e mëdha kundër Chelsea (4-1) dhe  Barcelonës (8-2) është në rrugën e kthimit.

Këtë të shtunë, ai është stërvitur normalisht dhe madje duke kryer stërvitje me top. Kështu, trajneri Hans Flick në gjysmëfinale me shumë mundësi do të llogarisë shërbimet e mbrojtësit, Benjamin Pavard.