FOTO/ Kryetari serb i komunes se Brezovices pushime ne Jal me biznesmenin Julian Morina, pronar i 'Morina Palace'

Ditët e nxehta të verës kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur plazhet shqiptare për të kaluar pushimet e tyre.

Fokusit të aparatit nuk I ka shpëtuar as kryetari i komunës së Brezovicës Bratislav Nikolic, i cili është fotografuar në plazhin e Jalës nën shoqërinë e njërit prej biznesmenëve shqiptarë më të suksesshëm Julian Morina, I cili është edhe pronari i resortit “Morina Palace”.

Nga fotot e publikuara, duket se kryetari serb i komunës së Brezovicës po i shijon pushimet në Shqipëri, duke udhëtuar me jahtin e biznesmenit Morina.