Shpërthen Covid-i në burg, infektohen 6 efektivë, 2 infermiere dhe 1 i burgosur

Situatë alarmante mund të quhet ajo në IEVP FIER, ku janë konstatuar disa persona të infektuar, midis të cilëve, efektivë, infermierë dhe të burgosur.

Në këtë IEVP, mësohet se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 6 punonjës të Policisë së Burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur.

Edhe pse gjendja e të burgosurit është paraqitur e rëndë, ai nuk është transportuar në spital, por është mbajtur i izoluar në një qeli të ndryshme nga të burgosurit e tjerë.

Ndërkohë që lajmi mbahet i fshehtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.