Prindërit paralajmërohen për sediljet e fëmijëve, mund të shkaktojnë humbjen e jetës

Prindërit janë paralajmëruar të bëjnë kujdes me ndenjëset e fëmijëve, pasi kërkimet kanë zbuluar që shumë prej tyre janë të rrezikshme.

9 nga 10 familje raportuan probleme që kishin të bënin me sedilje të dëmtuara, në masën e gabuar ose që vinin pa udhëzime.

Por gjithsesi një sondazh zbuloi se më shumë se gjysma e prindërve ende i përdornin ato, pavarësisht rrezikut të mundshëm.

Këto defekte në dukje të vogla mund të shkaktojnë humbjen e jetës së fëmijës në një aksident.