FOTO/ Vlora bllokohet nga trafiku i makinave

Makina të shumta njëra pas tjetrës, kjo është panorama e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Siç duket dhe në foto, fundjava po paraqitet me trafik të rënduar.

Trafiku ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Rrugët ‘Transballkanike’, ‘Lungomare’ si dhe zona te Uji i ftohtë dhe Radhimë kanë një fluks tepër të rënduar rrugor.

Në këtë zonë kërkohet pothuajse dy orë (180 min) për një aks prej 10/15 km për ta përshkruar.