Pas pamjeve nga resorti luksoz në Himarë, Xhaçka reagon për Kakavijën

Pas publikimit të fotove ku shfaqej sërish duke pushuar në një hotel me 5 yjë në Himarë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka nxituar të publikojë foto për të treguar se ka dërguar ushtrinë që të ndihmojë mijëra qytetarë që po rraskapiten në doganën e Kakavijës.

Xhaçka shkruan: “Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, ka theksuar ministrja.