Humb jetën nga koronavirusi, zyrtari i PS në Tiranë!

Mësohet se natën e mbrëmshme koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste, Ndue Ndoci. Lajmi është dhënë nga zyrtarë të lartë të PS të cilët nëpërmjet statusve në FB kanë ngushëlluar edhe të arërmit e të ndjerit.

Ndue Ndoci ka mbajtur funksione të ndryshme në disa institucione shtetërore, ndërkohë drejtonte degën e PS-së në Laprakë.