Banu braktis foshnjën e porsalindur, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Takimi i Nerimanit me dhëndrin e vjehrrën e vajzës së saj nuk shkon aspak mirë. Një kurth planifikohet kundër Kemalit. Songyl bën të pamundurën që Gynej ta falë. Por ajo zhgënjehet kur e sheh Gynejin me një vajzë tjetër.

Kemal humb kontrollin e makinës teksa ndodhet me Byshrën. Ata arrijnë të shpëtojnë gjallë pasi makina shpërthen në flakë. Kader shkon në spital por nuk e gjen motrën e saj. Kemalin e rrahin. Kader shqetësohet pasi nuk e gjen motrën e saj as pranë Banus.

Banu thotë se e ka braktisur fëmijën e saj. Vajzat kërkojnë në rrugë për foshnjën. Nazan përpiqet me çdo kusht të heqë qafe Kemalin. Fëmija i Banusë përfundon në shtëpinë e Gynejit.