Sara Hoxha tregon se ishte infektuar me ‘Covid-19’: Virusin e mora në Dhërmi

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Sara Hoxha ka treguar se ka qenë e infektuar me ‘Covid-19’ dhe se e ka marrë atë në Dhermi.

“A është e sigurt të udhëtosh gjatë pandemisë?”, ishte pyetja që Hoxha iu përgjigj hapur në ‘Instagram-in’ e saj.

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok. Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë mirë. Nuk jam eksperte kështuqë bëj kërkimet e tu dhe besoji vetes”, ka shkruar Sara në postimin e saj në ‘Instastory’.

Hoxha nuk ka dhënë detaje të tjera se si e ka kaluar këtë periudhë, megjithatë duket se tashmë çdo gjë ka kaluar pasi vetëm pak ditë më parë ajo festoi së bashku me motrën e saj, Lori ditëlindjen e mikes së tyre të ngushtë.