Skënderbeu/ Syri TV zbardh vendimin e plotë të Gjykatën Federale, ja arsyet pse u refuzua rekursi

Vetëm pak ditë, pasi Gjykata Federale hodhi poshtë rekursin e Skënderbeut, duke lënë në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s, Syri TV, ka mundur të zbardhë vendimin e plotë të gjykatës zvicerane të 29 korrikut 2020.

Në këtë vendimin e është bërë një renditje kronologjike e ngjarjeve të kalvarit nga gjyqeve e vendimeve nga pezullimi i parë për një sezon, te pezullimi i dytë për 10 sezone për katër ndeshje të dyshuara si të trukuara, te Apeli, më pas CAS, për të mbërritur te vendimi përfundimtar i Gjykatës Federale të fundit të korrikut 2020.

Skënderbeu ka pretenduar se është dënuar dy herë në bazë të të njëjtave fakte në 2016-ën dhe në 2018-ën. Por gjykata e ka hedhur poshtë, pasi e konsideron se procedura dyfazore, e parashikuar nga rregulloret e UEFA-s, nuk bie ndesh me ligjin: faza e parë është e natyrës administrative, ndërsa e dyta është një procedurë disiplinore, e cila del qartë nga dispozitat rregullatore të UEFA-S. Në një kërkesë të dytë, Skënderbeu ankohet për një seri shkeljesh të së drejtës së tij për t’u dëgjuar. Në kërkesën tjetër kritikon CAS-in për refuzimin për t'i dhënë atij akses në informacion thelbësor që, sipas tij, janë formula matematikore, algoritmet dhe baza e të dhënave dixhitale të BFDS.

Në kërkesën e tretë, Skënderbeu kritikon panelin, që mendon se “BFDS” është një sistem i besueshëm. Por gjykata e hedh poshtë, pasi sipas saj klubi shqiptar humbet vëmendjen për faktin, se të dhënat matematikore të BFDS nuk ishin konsideruar vendimtare për vendimin. Në një tjetër kërkesë të fundit Skënderbeu pohon se refuzimi për të dëgjuar të gjithë punonjësit e Sportradar, që morën pjesë në përgatitjen e raporteve të BFDS do të shkelnin të drejtën e tij për t'u dëgjuar, por edhe kjo është hedhur poshtë si një fakt, që nuk mund të ndikonte në vendimin përfundimtar.

Trupa gjykuese thekson se, sipas artikullit 8, është përcaktuar që anëtarët, zyrtarët, mbështetësit ose lojtarët e klubit kanë kryer veprën e pretenduar, në përjashtimin e palëve të treta jashtë klubit, siç janë arbitrat. Këto konsiderata gjykata i bën, duke pasur parasysh numrin e ndeshjeve të dyshimta dhe raportet që i referohen "gabimeve" të bëra nga lojtarët e Skënderbeut, personat e lidhur ekskluzivisht me Skënderbeun janë të përfshirë në manipulimin e ndeshjeve sportive. Prandaj, klubi duhet të konsiderohet përgjegjës. Ankesa është hedhur poshtë si e papranueshme. Kostot ligjore, të përcaktuara në 30,000 franga, i ngarkohen Skënderbeut, i cili duhet të paguajë edhe një dëmshpërblimin për UEFA-n prej 35,000 frangash për kostot.