VIDEO/ Pamje me dron, tronditëse, ja sa është radha kilometrike në drejtim të Kakavijës

Janë pamje tronditëse ato që vijnë nga radha kilometrike e makinave që presin të kalojnë kufirin me Greqinë në pikën kufitare të Kakavijës,

Siç shikohet nga pamjet e siguruara me dron radha është e gjatë afër 20 kilometra dhe zgjatet nga fshati Jorgucat në Gjirokastër deri në Kakavijë, ndërsa shqiptarët presin prej 9 orësh të kalojnë pikën kufitare.