Ja sa është radha e shqiptarëve në kufirin me Greqinë

Numri i emigrantëve shqiptarë që presin në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë vazhdon të jetë i lartë.

Radhë pafund makinash presin për të kaluar drejt shtetit helen.

Nga ora 14:00 deri në orën 17:00 të ditës së sotme, kanë kaluar 1 mijë qytetarë.

Pala greke po kryen testime për të gjithë qytetarët që po hyjnë drejt Greqisë.

Nga ana tjetër, qeveria greke ka zgjatur periudhën e kufizimeve deri më 31 korrik, çka do të thotë se emigrantët shqiptarë do të kenë vështirësi për të kaluar.