Shënohet një tjetër viktimë nga Covid në Greqi/ Konfirmohen 223 vdekje në total

Pasditen e së premtes, një grua 81-vjecare e testuar pozitive me koronavirus, ka humbur jetën në ICU të AHEPA, pasditen e së premtes.

Gruaja 81-vjecare jetonte në shtëpinë e pleqve “Agia Kyriaki” në Asvestochori në Selanik.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit ka shkuar në 223.

Greqia është tjetër shtet, që ka numë të konsiderueshëm të të infektuarve nga Covid-19.

Më shumë e prekur nga koronavirusi është Athina dhe më tej qytete të tjera të vendit fqinj.