VIDEO/ Rezarta Shkurta pa pikë problemi sfidon ‘shtetin ligjor’

Ca të nënës dhe ca të njerkës.

Kjo fjali i shkon për shtat familjes Hoxha të cilët sfidojnë ‘shtetin ligjor’ pa pikë problemi.

Pas lirimit nga burgut para kohe të Ermal Hoxhës dy vite më parë ku vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike tani për të sfiduar këtë ‘shtet ligjor’ e ka radhën gruaja e tij Rezarta.

Ajo ka rrezikuar jo vetëm jetën dhe patentën e saj por dhe të tjerëve me veprimin më të fundit duke e dëshmuar dhe në Instagram.

Nusja e nipit të ish diktatorit Hoxha ka ecur me shpejtësi 180 km në orë në autostradë, shpejtësi kjo tejet normave të lejuar.

Duke dëgjuar muzikë në makinë dhe filmuar momentin e rritjes së shpejtësisë,ajo ka treguar dhe njëherë se ligji është ‘në dorë të Maliqit’.

Kujtojmë që po për të njëjta arsye jo vetëm njerëzve të thjeshtë por edhe personazheve të njohur i’u është hequr patenta.